Politike

‘Dëgjesa publike gjobitet me 5 milionë lekë ’/ Dritan Leli nuk paraqitet në mbledhje, BLLOKON sallën e Teatrit, nuk lej

15 Qershor 2021, 08:20 Nga DOSJA
‘Dëgjesa publike gjobitet me 5 milionë lekë ’/ Dritan

VLORË– Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli nuk është paraqitur ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ai ka bllokuar sallën në Teatrin e qytetit bregdetar, duke mos lejuar që brenda saj të futen këshilltarët. Bëhet me dije se ai u ka kërkuar punonjësve që të mbyllin derën e Teatrit në mënyrë që të mos zhvillohet mbledhja që do të mbahej sot.

Sipas Lelit, është kundër rregullave të Covid që brenda sallës të jenë më shumë se 50 persona, ndaj ai ka kërkuar që të zhvillohet me lidhje ‘ZOOM’. Në letrën të cilën ua dërgoi Këshillit, Leli tha se në rast organizimi të një dëgjese publike mund të merret një gjobë prej 5 milionë lekësh.

“Me veprimet e mësipërme, ju si organizatorë të kësaj mbledhje, jeni duke shkelur ligjin 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ku jemi të detyruar të sjellim në vëmendjen tuaj se bazuar në nenin 3 pika 2 të aktit normativ nr.3/2020, subjektet apo individët që organizojnë ndër të tjera dëgjesa publike dënohen me gjobë në masën 5.000.000 lekë”,-thuhet në letër.

‘Gjyqi’ publik i Dritan Lelit/ Kryebashkiaku ‘kyç’ sallën e Teatrit për Këshillin Bashkiak: Shkel rregullat Anti-COVID. Socialistët: Po na pengon punën, na mbylli derën!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dritan leli dritan leli bllokon teatrin e vlores mbledhja e keshillit bashkiak te vlores dritan leli dritan leli bllokon teatrin e vlores mbledhja e keshillit bashkiak te vlores

Sondazh

Poll