Politike

Leli iu bllokoi sallën, ‘shpërthejnë socialistët: Ua liron partive, ia mbyll këshillit Bashkiak (E PLOTË)

15 Qershor 2021, 08:19 Nga DOSJA
Leli iu bllokoi sallën, ‘shpërthejnë socialistët: Ua

VLORË- Një debat i pazakontë është duke u zhvilluar në qytetin e Vlorës, pas këmbënguljes së Këshillit Bashkiak për tu mbledhur dhe për të vendosur për fatin e kryebashkiakut të përjashtuar nga PS, Dritan Leli. Por Dritan Leli, nuk i ka lejuar që anëtarët e Këshillit Bashkiak të hyjnë sot në ambientet e Teatrit, ku do të zhvillohej mbledhja. Ai ka mbyllur sallën me pretendimin se mbledhja nuk mund të zhvillohet me më shumë se 60 persona pasi bie ndesh me rregullat anti-covid. Vendimi nuk është pritur mirë nga socialistët. Anduel Tahiraj, Kryetari i PS, Vlorë ka thënë se Leli po pengon këshillin të kryejë punën.

“Po pengohen të zgjedhurit e qytetarëve të kryejnë detyrën. Mënyra se si kryhet mbledhja përcaktohet nga Këshilli, jo nga kryetari. Numri i pjesëmarrësve sot brenda përcaktimeve ligjore për masat anti-Covid. Leli liron sallën për partitë politike, ja mbyll Këshillit Bashkiak. Akti i Lelit, papërgjegjshmëri që cënon qytetarët e Vlorës. Leli ka humbur besimin e qytetarëve dhe mbështetjen e PS. Kërkojmë ndjesë qytetarëve për këtë sjellje të turpshme të Lelit. Këshilli është i vendosur të garantojë transparencë në punët publike të qytetit. Do të përdorim të gjitha instrumentet e kontrollit/auditimit që ka Këshilli për të garantuar llogaridhënien.”-tha Tahiraj.

Por çfarë ka ndodhur mes anëtarëve dhe Dritan Lelit?

Pak ditë më parë, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës, kërkuan një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkisë, pasi sipas tyre, situata e shërbimeve vendore është alarmante. Ata ftuan në mbledhje deputetët e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Leli është ‘shpallur’ tashmë si i padëshiruar nga kryeministri Edi Rama që prej momentit që nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryetarit të bashkisë Vlorë për t’u angazhuar në fushatë elektorale si kandidat për deputet. “Dritan Leli nuk është më pjesë e jona, nuk do të dalim përkrah tij në fushatë”,-është mesazhi që kryesocialisti iu dërgoi vlonjatëve në fushatë, ndërsa pas fitores e quajti Lelin “të vdekurin e bashkisë”.

Lajmi kryesor: Dështon ‘Gjyqi’ publik ndaj Dritan Lelit/ Kryebashkiaku ‘kyç’ sallën e Teatrit për Këshillin Bashkiak: Shkel rregullat Anti-COVID. Socialistët: Po na pengon punën, na mbylli derën!

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike anduel tahiraj dritan leli dritan leli bllokon teatrin e vlores anduel tahiraj dritan leli dritan leli bllokon teatrin e vlores

Sondazh

Poll