Politike

‘Ua paske ngatërruar parti mo…?!’/ Anastas Angjeli i plotëson DËSHIRËN në Kongres! Qytetari: Ma jep mua ftesën,

15 Qershor 2021, 06:56 Nga DOSJA
‘Ua paske ngatërruar parti mo…?!’/ Anastas Angjeli i

TIRANË– Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, që u zhvillua të shtunën e kaluar, përkonte me ditëlindjen e Lulzim Bashës. Gazetari i emisionit ‘Stop’ zgjodhi që ti ‘ngacmonte’ deputetët e PS-së, duke iu kënduar këngën e ditëlindjen, dhe në fund thoshte emrin e Bashës. Kjo erdhi si habi për Anastas Angjelin, i cili pasi mbeti i shokuar për disa sekonda, i tha se ka ngatërruar parti.

Mirëpo, përveç kësaj, Angjeli u përball dhe me një qytetar që i kërkonte ftesën për të hyrën brenda kongresit. Ai i tha se është socialist i vjetër, mirëpo i duhet ftesa për të hyrë. Deputeti ia dorëzoi ftesën pa u menduar dy herë.

Min: 01:58

BISEDA:

Gazetari: Shumë urime për …Lul Bashën.

Angjeli: Paske ngatërruar parti dhe ti mo..

Qytetari: Profesor, ty të njohin ata, ma jep mua ftesën. Ja anëtar i partisë i vjetër jam. Ty të njohin ata. A të paça.

Gazetari: Ka lezet.

Qytetari: Ka lezet.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike anastas angjeli partia socialiste anastas angjeli partia socialiste

Sondazh

Poll