Politike

‘E vështirë për t’u zbërthyer’/ Deklarata e Berishës për rikthim si kryetar i PD, Arben Imami: Nuk e kup

15 Qershor 2021, 07:22 Nga DOSJA
‘E vështirë për t’u zbërthyer’/ Deklarata

TIRANË–Arben Imami, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshem në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi deklaratat e Sali Berishës.

Imami tha se nuk i ka kuptuar këto deklarata dhe mesazhin e tyre. Deklaratën ai e konsideroi si të vështirë për tu zbërthyer pasi u tha në prag të zgjedhjeve.

“E kam të vështirë ta kuptoj këtë deklaratë sepse ishte në prag të zgjedhjeve.Është nga veprimet e vështira për t’u zbërthyer, sepse u tha në prag të zgjedhjeve. Nuk mendoj se ishte një lapsus, nuk e kam të qartë se cila mund të jetë rruga e realizimit sepse zgjedhjet u bënë. Nëse do të ishte para shpalljes së zgjedhje, do ta kuptoja si një propozim për të ridrejtuar partinë. Jam në pozicionin që nuk e kuptoj se cili është mesazhi.Berisha e bëri të qartë që kjo po ndodh në një kontekst të ri të javëve të fundit.Berisha ka bërë një deklaratë, duhet pyetur Berisha për atë“, tha Imami.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben imami sali berisha arben imami sali berisha

Sondazh

Poll