Politike

Rikonfirmimi i Bashës në PD, Bushati: Salianji paska vjedhur fjalorin e Ramës… po bën të njëjtën mbrojtje

14 Qershor 2021, 19:59 Nga DOSJA
Rikonfirmimi i Bashës në PD, Bushati: Salianji paska vjedhur fjalorin

TIRANË– Analisti Andi Bushati ka replikuar me Ervin Salianjin pasi ky i fundit komentoi si të drejtë garën në Partinë Demokratike. I ftuar në “Open”, Bushati tha se kur dëgjon Salianjin, i duket sikur po dëgjon kryeministrin Edi Rama. 

Bushati shtoi se Salianji ka bërë për Bashën të njëjtën mbrojtje që bënte Edi Rama me Opozitën, kur kërkonte bashkimin me ta.

Duke dëgjuar Salianjin, mu duk sikur kishte vjedhur fjalorin e Edi Ramës për 25 prillin. Pra, të njëjtën mbrojtje që bënte Edi Rama me këtë bashkimin në fund se kështu tha dhe ai të bashkohemi me opozitën, duken se ata që kanë humbur janë pak emocional po do i dalë ky emocioni. Në fakt, nuk dua të merrem me gjithë këto akuzat siç tha Salianji pa fakte. As maskaradë, as mungesë në lista, as kohë e shkurtër. Për të vënë pikat mbi “i”, na mjafton vetëm një gjë. Si ka mundësi që një kryetar partie, i cili është në humbjen e madhe elektorale të tretë radhazi, jo vetëm fiton prap por me 81%. Vetëm këtu duhet kapur diçka që të na trokasi. Ose PD është një parti jo në letargji, por duke vdekur dhe pranon kryesimin e një njeriu që e çon nga humbja në humbje, ose këto zgjedhje ka pasur diçka që ka kërcitur sepse ndoshta këtu mjedisi është çuditur se në partitë tona që në vitet 2000, nuk kemi pasur gara në parti. Të jemi në pikën kur PD është telendisur, është shkatërruar thoni po të doni dhe kryetari i vetëm rrit mbështetjen brenda partisë, ka diçka që do të na bënte t’i binim kambanave të alarmit,”- tha Bushati.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andi bushati zgjedhje ne pd andi bushati zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll