Politike

“Eni voton këtu, ai aty…”/ Debati për listën e anëtarësisë, Salianji: I ka kushdo, i njohin të gjithë, nëse nuk d

14 Qershor 2021, 19:31 Nga DOSJA
“Eni voton këtu, ai aty…”/ Debati për listën e

TIRANË– Ervin Salianji ka hedhur poshtë akuzat e rivalëve të kryedemokratit Lulzim Basha. I ftuar në “Open”, Salianji tha se akuzat për mos dhënien e listës së anëtarësisë, janë të rreme.

Salianji tha se nëse një person që garon për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, nuk di se kush janë demokratët apo se ku votojnë ata, atëherë ai nuk duhet të garojë për këtë post.

“Kjo është një akuzë e rremë. Listën e anëtarësisë e njeh kushdo. Të gjithë e dinë kush bën pjesë. Nëse unë hyj në garë për Partinë Demokratike, duhet të njoh këdo. Nëse unë nuk njoh listën e anëtarësisë dhe nuk di asgjë, unë nuk kandidoj dot. I bie që nuk njoh demokratët. Pse si mendoni ju, Basha është ulur të merret me listat. Eni voton këtu, ai aty,”- tha Salianji.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ervin salianji lulzim basha zgjedhje ne pd ervin salianji lulzim basha zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll