Politike

“O do mbash presionin, ose do të të minoj!” Bushati komenton deklaratën e Berishës për kthimin në PD: Nuk gjet

14 Qershor 2021, 19:51 Nga DOSJA
“O do mbash presionin, ose do të të minoj!” Bushati

TIRANË– Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha për kthimin e tij në Partinë Demokratike. I ftuar në “Open”, Bushati tha se deklarata e Berishës ka shumë kuotime. Një prej tyre, sipas Bushatit është fakti se Berisha e ka kuptuar që PD-ja e ka shitur. 

Bushati tha se Lulzim Bashës do t’i kërkohet përjashtimi i Berishës nga PD-ja, siç u kërkua ajo e Tom Doshit, dhe se ish-kryeministri e ka kuptuar këtë gjë e po bën një lloj presioni ndaj Bashës, në mënyrë që ky i fundit, të përballojë furtunën që po vjen.

“Ajo që bën Sali Berisha nuk është as e mirë për PD as për Shqipërinë. Ai thotë që unë e dua PD-në se e dua për sulmet të drejta apo të padrejta që po më vijnë. Ka një pakënaqësi të thellë me Lulzim Bashën, që në momentin më të vështirë të karrierës të Berishës nuk jug jet në krahë. Në të njëjtën ditë pas vendimit të Blinken ke deklaratën e Bashës dhe Metës, krahasoji dhe kupto çfarë është një mbrojtje për Berishën. Lulzim Basha e la Berishën me një anë. Ajo që mendoj dhe pritet të ndodhi është akoma më e rëndë. Nga ambasada amerikane, nga presioni i brendshëm, Saliut do i bëhet ajo që ju bo Tom Doshit. Lulzim Bashës do i thonë përjashtoje nga grupi parlamentar dhe Berisha e ka kuptuar këtë gjë. Deklaratat e tij janë që Basha ose do mbash qëndrim për këtë furtunë që do të ngrihet ndaj meje, ose pastaj unë do të minoj rolin që ke në PD. Është vënë re pak po të shohësh ‘Facebook’ e Berishës, ditën që ka dalë Nishani, Berisha ka dalë me një status pro Bashës, në një farë mënyre donte të pushonte kritikat dhe t’i jepte dorën Bashës. Këtë qëndrim Berisha e ka ndryshuar kur u gjend përballë një sulmi dhe nuk gjeti mbështetje nga PD.Duket që ka një hatërmbetje të madhe, që nuk ka shqiptar që nuk e kupton dhe pa folur Berisha. Sali Berisha është akuzuar për 30 vjet që është njeriu që e komandon në hije PD. Ka vënë edhe Bashën atje për ta kontrolluar me një kukull PD. Sikur ti marrësh këto akuza për të vërteta, në ditën që PD ju desh, në ditën më të vështirë të karrierës së tij politike, PD u soll si memece ndaj Berishës. Kjo është drama e Saliut dhe kjo shpjegon deklaratat e tij,”- tha Bushati.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andi bushati sali berisha andi bushati sali berisha

Sondazh

Poll