Politike

Humbi zgjedhjet përballë Bashës, Shehaj del sot para gazetarëve: Faleminderit atyre që më votuan

14 Qershor 2021, 13:56 Nga DOSJA
Humbi zgjedhjet përballë Bashës, Shehaj del sot para

TIRANË– Agron Shehaj ka reaguar për herë të parë pasi humbi zgjedhjet në Partinë Demokratike, pas të cilave u konfirmua Lulzim Basha si kryetar.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Shehaj ka falenderuar të gjithë demokratët që e kanë votuar dhe ka lajmëruar daljen përpara gazetarëve mbrëmjen e sotme. Shehaj do të jetë në studion e “Opinion”, në orën 22:00.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë. Më ndiqni sot në Opinion, 22.00!”- shkruan Shehaj.

Basha u konfirmua sot zyrtarisht si fitues i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Ishte kryetari i komisionit zgjedhor i PD-së, Jemin Gjana ai që e ka konfirmuar lajmin për mediat. Gjana tha se janë adminstruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin. Basha është ndjekur me vota nga Agron Shehaj, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara është Fatbardh Kadilli.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj lulzim basha zgjedhje ne pd agron shehaj lulzim basha zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll