Politike

U rikonfirmua në krye të PD-së, Basha: Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme

14 Qershor 2021, 15:40 Nga DOSJA
U rikonfirmua në krye të PD-së, Basha: Faleminderit për

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pasi u konfirmua në krye të Partisë Demokratike.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Basha ka falenderuar të gjithë demokratët që e kanë votuar dhe e kanë mbështetur.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë,”- shkruan Basha ndër të tjera. 

Basha u konfirmua sot zyrtarisht si fitues i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Ishte kryetari i komisionit zgjedhor i PD-së, Jemin Gjana ai që e ka konfirmuar lajmin për mediat. Gjana tha se janë adminstruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin. Basha është ndjekur me vota nga Agron Shehaj, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara është Fatbardh Kadilli.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll