Politike

U rizgjodh në krye të PD-së me 81% të votave, Basha lajmëron deklaratë për mediat në orën 18:45

14 Qershor 2021, 15:24 Nga DOSJA
U rizgjodh në krye të PD-së me 81% të votave, Basha

TIRANË– Kryetari i rizgjedhur i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha do të dalë për herë të parë para kamerave pas zyrtarizimit të fitores.

Përmes një njoftimi, zyra e shtypit e PD-së bën me dije se Basha do të dalë në deklaratë për mediat në orën 18:45. 

Në orën 18.45 kryetari i PD, Lulzim Basha, do të ketë një deklaratë. Sinjali do të prodhohet nga ne”- thuhet në njoftim. 

Me 32882 vota ose 81%, Lulzim Basha është rikonfirmuar kryetar i Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të së dielës. Jemin Gjana, në një deklaratë për mediat tha se Basha fitoi bindshëm 32 mijë e 882 vota nga anëtarët e Partisë Demokratike.

Lajmi Kryesor: SHIFRAT/ Lulzim Basha konfirmohet me 81% të votave në krye të PD/ Kadilli pranon humbjen: Pati garë por jo standarte! (HESHTJE NGA SHEHAJ DHE HARXHI)

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet ne pd lulzim basha zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll