Politike

Parlamenti s’humbet kohë, dërgon me urgjencë në “Kushtetuese” shkarkimin e Metës

14 Qershor 2021, 07:53 Nga DOSJA
Parlamenti s’humbet kohë, dërgon me urgjencë në

TIRANË– Kuvendi nuk ka humbur kohë me procedurën finale të shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Ditën e sotme, Parlamenti ka dorëzuar kërkesën për shkarkimin e kreut të Shtetit në Gjykatën Kushtetuese.

Kuvendi e shkarkoi me 109 vota pro Metën më 9 qershor, me argumentin se ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese me deklaratat e tij gjatë fushatës elektorale. Vendimi i gjykatës Kushtetuese në favor të Kuvendit apo të presidentit është hapi i fundit në këtë procedurë.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të shohë si shkelje të rënda deklaratat e Ilir Metës gjatë fushatës elektorale, atëherë presidentin e pret largimi nga posti, gati një vit para skadimit të mandatit zyrtar që është 24 korriku i 2022-ës.

Por çfarë ndodhi më 9 qershor 2021?

Kuvendi votoi me 104 vota proshkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pas një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2 gjykata kushtetuese ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll