Politike

Gjana jep lajmin i buzëqeshur! Lulzim Basha konfirmohet si kryetar i Partisë Demokratike

14 Qershor 2021, 12:33 Nga DOSJA
Gjana jep lajmin i buzëqeshur! Lulzim Basha konfirmohet si kryetar i

TIRANË– Lulzim Basha konfirmohet si fitues i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Ishte kryetari i komisionit zgjedhor i PD-së, Jemin Gjana ai që e ka konfirmuar lajmin për mediat. Gjana tha se janë adminstruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në gjithë vendin. Basha është ndjekur me vota nga Agron Shehaj, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara është Fatbardh Kadilli.


DEKLARATA:

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin. Në prani të Komsionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuar në procesverbale. Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet komisionerët, natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjithë ato raste ku kandidatët kanë patur përfaqësim. Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në llogaritje. Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në përllogaritje rezulton se 75 mijë e 67 anëtarë të Partisë Demokratike, kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413. Vota të vlefshme janë 40 mijë e 684 vota. Të ndara sipas kandidatëve në garë: Për z. Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë. Për zonjën Edith Harxhi kanë votuar 983 anëtarë. Për z. Agron Shehaj kanë fotuar 6 mijë e 38 anëtarë dhe për z.Lulzim Basha kanë votuar 32 mijë e 882 anëtarë. Bazuar në këto të dhëna, komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD-së z. Lulzim Basha. Ju falënderoj për të gjithë kohën që i keni kushtuar ndjekjes së procesit të votimit dhe mirutakofshim në evente të tjera të Partisë Demokratike.

SHIFRAT/ Lulzim Basha konfirmohet me 81% të votave në krye të PD/ Kadilli pranon humbjen: Pati garë por jo standarte! (HESHTJE NGA SHEHAJ DHE HARXHI)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jemin gjana zgjedhjet ne pd jemin gjana zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll