Sport

PRAPASKENAT e ngjarjes që shtangu Europën/ Shmajkel: Bashkëshortja e dinte të vdekur Eriksenin, skuadrës i thanë do e humb

14 Qershor 2021, 11:10 Nga DOSJA
PRAPASKENAT e ngjarjes që shtangu Europën/ Shmajkel:

DANIMARKE – Babai i Kasperit në fushë, Piter Shmajkel tregon se çfarë ndodhi atë mbrëmje në Kopenhagën kur futbollisti Eriksen pati arrestin kardiak.

“Kanë qenë dy orët më të stresuar të jetës sime futbollistike,” – tregon Piter Shmajkel i cili ishte shumë pranë fushës në ato momente.

“Gjithçka ndodhi shumë pranë bashkëshorteve të futbollistëve që ishin të gjitha bashkë në tribunë. Sabrina, bashkëshortja e Kristianit sa e pa zbriti me vrap në fushë. Im bir Kasper i doli i pari përpara për ta mbajtur aty, ajo e dinte të vdekur, por ishte ai që i tha se Kristiani merr frymë,” – shton Piter.

Ndërkohë mediat britanike raportojnë se UEFA ushtroi presion ndaj Danimarkës duke thënë se në rast se nuk zbriste ne fushë do ta humbiste ndeshjen në tavolinë. U tha se lojtarët danez insistuan ta luanin ndeshje n por ish-pirtieri danez Piter Shmajkel përgënjeshtron: “Nuk është e vërtetë, kështu duan ta shesin. E vërteta është që ju lanë tre opsione, të luheshin menjëherë ato 50 minuta, të shtyheshin për të nesërmen ose ta humbisni në tavolinë…”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport christian eriksen euro 2020 piter shmajkel christian eriksen euro 2020 piter shmajkel

Sondazh

Poll