Maqedonia e Veriut për herë të parë në Samitin e NATO-s me të drejta të plota, Zaev mbërrin në Bruksel
14 Qershor 2021, 10:35Nga DOSJA
BRUKSEL– Delegacioni qeveritar i Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev mbërriti në Samitin e NATO-s 2021 në Bruksel.
“Të gjitha takimet për vendin tonë kanë sjellë përfitime, nga bisedimet mund të presim vetëm hapa drejt një të ardhme më të mirë të vendit tonë. Do të jemi në gjendje të gjejmë zgjidhje përmes bisedimeve sepse kemi pritur për një kohë të gjatë, 20 vjet me Marrëveshjen e Asociimit dhe Stabilizimit, 16 vjet si një vend kandidat.”- tha Zaev.
Ai theksoi dhe njëherë bindjen se Bullgaria nuk do të jetë pengesë në integrimin e vendit në BE.
”Unë besoj se fqinji ynë lindor Bullgaria do të na mbështesë për të bëjmë hapin e parë, e cila është Konferenca Ndërqeveritare”, përfundoi Zaev.
Ky është Samiti i parë i NATO-s në të cilin Maqedonia e Veriut merr pjesë si anëtare e plotë dhe Samiti i parë i NATO-s me 30 anëtarë.
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e njohur si NATO, është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes rajonale në botë Ajo u krijua në 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, për të kundërshtuar kërcënimin e zgjerimit komunist Ajo u themelua në parimin e mbrojtjes kolektive midis aleatëve Fillimisht kishte 12 anëtarë, por tani ka 30 anëtarë.
BRUKSEL– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se samiti ishte një “moment kryesor” për aleancën.Sipas sekretarit të përgjithshëm Drejtuesit e...
ANGLI- Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë se fundi i kufizimeve kundër koronavirusit do të shtyhet, për shkak të shqetësimeve për parhapje...
Bota14 Qershor 2021, 09:50
SHBA- Pasagjerët e një avioni të kompanisë ‘Delta’ në SHBA janë tmerruar, pasi një nga pasagjerët ka tentuar të hapë derën e tij gjatë fluturimit nga Los Angelo...
SHBA– Elon Musk ka thënë se Tesla do të rifillojë lejimin e transaksioneve me bitcoin kur të përdoret më shumë energji të rinovueshme. Miliarderi tha se ai beso...
GREQI- Katër azilkërkues afganë janë dënuar me 10 vjet burg për pjesën e tyre në një zjarr që shkatërroi kampin e migrantëve Moria në Greqi vitin e kaluar. Në m...
KOSOVË– Deputetë nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që vajzave nën moshën 18 vje&cced...
GJERMANI- Gjermania mund të fillojë lehtësimin e masave anti-Covid. The Guardian shkruan se sipas ministrit të Shëndetësisë në vend, Jens Spahn mund të hiqet mb...