Bota

Vendosja e dialogut në plan të dytë, Daçiç: Paralajmërimet e Kurtit janë qesharake

14 Qershor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Vendosja e dialogut në plan të dytë, Daçiç:

SERBI- Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç i ka quajtur qesharake paralajmërimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për vendosjen e dialogut me Serbinë në plan të dytë. Gazeta Ekspress shkruan se njoftime të tilla nga Serbia vijnë para çdo raundi takimesh në Bruksel. 

“Është një përpjekje për të thënë që ka parakushte për të folur rreth dialogut. Reparacionet e luftës, një proces gjyqësor për gjenocid dhe përdhunime të pretenduara në Kosovë, që ka qenë gjithmonë rasti sa herë që bisedimet do të fillonin në Bruksel”, tha Daçiç.

Ai foli edhe për padinë që do të ngrejë Kosovë për gjonocidin e luftës, duke thënë se nëse do të kishin baza ligjore ata do e kishin ngritur padinë shumë kohë më parë.  

“Nëse ata do të kishin bazë ligjore, ata do ta kishin ngritur padinë shumë kohë më parë”, tha Daçiç.

Kurti që nga ardhja në pushtet ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është në prioritetin e tij të qeverisjes, ndërkohë që gjithashtu ka bërë me dije se do të ngrej padi në Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.  

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi ivica dacic albin kurti dialogu kosove-serbi ivica dacic

Sondazh

Poll