Bota

Gjermania drejt heqjes së maskave, ministri i Shëndetësisë: Do vazhdojë me faza fillimihst jashtë dhe më pas brenda

14 Qershor 2021, 08:52 Nga DOSJA
Gjermania drejt heqjes së maskave, ministri i Shëndetësisë:

GJERMANI- Gjermania mund të fillojë lehtësimin e masave anti-Covid. The Guardian shkruan se sipas ministrit të Shëndetësisë në vend, Jens Spahn mund të hiqet mbajtja e detyrueshme me maskës.

Ai është shprehur se me rënien e infektimeve në vend, në Gjermani do të nisë dhe heqja e maskave. Fillimisht do të hiqet mbajtja e maskave në ambjentet e jashtme dhe më pas në ambientet e brendëshme.

“Me rënien e normave të incidencës, ne mund të vazhdojmë në faza. Faza e parë do të ishte heqja e mbajtjes së maskave jashtë. Në rajone me numër shumë të ulët dhe një normë të lartë vaksinimi, mbajtja e maskave mund të hiqet gradualisht brenda,” shtoi ai.

Deri tani në Gjermani janë dhënë 60.1 milion doza vaksinash, nga të cilat 21.4 milion persona janë injektuar me të dy dozat. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jens spahn koronavirusi ne gjermani jens spahn koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll