Pak para nisjes së Samitit, Stoltenberg: Presim të nisë një kapitull i ri në aleancën translatlantike
14 Qershor 2021, 10:21Nga DOSJA
BRUKSEL– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se samiti ishte një “moment kryesor” për aleancën.
Sipas sekretarit të përgjithshëm Drejtuesit e Aleancës do të diskutojnë një axhendë të gjerë, përfshirë Rusinë.
”Marrëdhënia jonë me Rusinë është në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë,” tha ai.
Sipas BBC, Stoltenberg në fjalën e tij ka thë se aleatët do të bien dakord për agjendën 2030, në të cilën një nga qëllimet kryesore është forcimi i rezistencës.
Është takimi i parë i NATO-s i Presidentit Joe Biden që nga marrja e detyrës. Në vitet e fundit, aleanca është nën tension kur udhëheqësit kanë debatuar për qëllimin dhe financimin e saj.
Tensionet u rritën gjatë presidencës së Donald Trump, i cili u ankua për kontributet financiare të vendit të tij në aleancë dhe vuri në dyshim angazhimin e SHBA për të mbrojtur partnerët evropianë.
Por në të kundërt, pasardhësi i tij Biden është përpjekur të ripohojë mbështetjen amerikane për aleancën ushtarake 72-vjeçare.
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e njohur si NATO, është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes rajonale në botë Ajo u krijua në 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, për të kundërshtuar kërcënimin e zgjerimit komunist Ajo u themelua në parimin e mbrojtjes kolektive midis aleatëve Fillimisht kishte 12 anëtarë, por tani ka 30 anëtarë.
ANGLI- Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet të njoftojë se fundi i kufizimeve kundër koronavirusit do të shtyhet, për shkak të shqetësimeve për parhapje...
Bota14 Qershor 2021, 09:50
SHBA- Pasagjerët e një avioni të kompanisë ‘Delta’ në SHBA janë tmerruar, pasi një nga pasagjerët ka tentuar të hapë derën e tij gjatë fluturimit nga Los Angelo...
SHBA– Elon Musk ka thënë se Tesla do të rifillojë lejimin e transaksioneve me bitcoin kur të përdoret më shumë energji të rinovueshme. Miliarderi tha se ai beso...
GREQI- Katër azilkërkues afganë janë dënuar me 10 vjet burg për pjesën e tyre në një zjarr që shkatërroi kampin e migrantëve Moria në Greqi vitin e kaluar. Në m...
KOSOVË– Deputetë nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që vajzave nën moshën 18 vje&cced...
GJERMANI- Gjermania mund të fillojë lehtësimin e masave anti-Covid. The Guardian shkruan se sipas ministrit të Shëndetësisë në vend, Jens Spahn mund të hiqet mb...
ZVICËR– Votuesit zviceranë i refuzuan disa referendume të dielën, përfshirë një të mbështetur nga Qeveria për zvogëlimin e emetimit të gazrave serë.P...