Sport

Atletico Madrid kthen sytë drejt fantazistit turk Calhanoglu

14 Qershor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Atletico Madrid kthen sytë drejt fantazistit turk Calhanoglu

SPANJE – Sipas spanjolles ‘Sport’, kampionët e spanjollë të Atletico Madrid po mendojnë për transferimin e fantazistit Hakan Calhanoglu.

Objektivi primar i madrilenëve mbetet Rodrigo De Paul, por trajneri Diego Simeone, ka si opsion të dytë turkun e Milanit.

Mesfushori i kombëtares turke nuk e ka rinonuar kontratën e tij me “kuqezinjtë” dhe mund të bashkohet me Atleticon si futbollist i lirë.

27-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 43 ndeshje me fanelën e Milanit, duke realizuar nëntë gola dhe krijuar 12 asisste.

B.T (Dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid diego simeone hakan calhanoglu rodrigo de paul atletico madrid diego simeone hakan calhanoglu rodrigo de paul

Sondazh

Poll