Aktualitet

Ndarja e re e Gjykatave/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit për nismën e KLGJ: Jo eksperimente, mund të ketë pasoja të dëmshme!

14 Qershor 2021, 07:57 Nga DOSJA
Ndarja e re e Gjykatave/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit për nismën e

TIRANË– Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka reaguar lidhur me nismën e marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili lidhet me propozimin për hartën e ndarjes së re gjyqësore. Në reagimin zyrtar, Komiteti i Helsinkit shprehet se nuk e nismën e KLGJ-së dhe as konkluzionet e grupit të punës, por shton se është e vonuar pasi duhet që të ishte finalizuar mër herët. Në përfundim, KShH sugjeron që drafti përkatës të jetë objekt diskutimi dhe debati publik, pasi ksperimentet mund të shoqërohen me pasoja të dëmshme.

KShH ka mendimin se kjo çështje duhet të ishte bërë objekt diskutimi dhe debati me të gjithë organet e sistemit të drejtësisë duke përfshirë këtu avokatët, shkollën e magjistraturës dhe organizatat e shoqërisë civile, sidomos ato që veprojnë në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Madje do të ishte e rekomandueshme që problemi të diskutohej edhe me grupe qytetarësh (si psh qytetarë që janë palë ndërgjygjëse në procese gjyqësore në gjykata të ndryshme të vendit) apo grupe të tjera interesi. KShH mendon se kjo është e domosdoshme qoftë edhe në kuadër të ligjit “Mbi konsultimin publik”, pasi harta e re gjyqësore mund të konsiderohet një politikë me interes të lartë publik,”-shkruhet ndër të tjera në reagim.

KSHH shpreh shqetësimin e vet për çështjet e mëposhtme:

1- Përparësi në organizimin e ri të gjykatave duhet të ketë aksesi efektiv i qytetarëve, i cili përbën një objektiv kyç të reformës në drejtësi. Kjo do të kërkonte studim të thelluar dhe të gjithëanshëm. KShH ka mendimin se kjo çështje duhet të ishte bërë objekt diskutimi dhe debati me të gjithë organet e sistemit të drejtësisë duke përfshirë këtu avokatët, shkollën e magjistraturës dhe organizatat e shoqërisë civile, sidomos ato që veprojnë në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Madje do të ishte e rekomandueshme që problemi të diskutohej edhe me grupe qytetarësh (si psh qytetarë që janë palë ndërgjygjëse në procese gjyqësore në gjykata të ndryshme të vendit) apo grupe të tjera interesi. KShH mendon se kjo është e domosdoshme qoftë edhe në kuadër të ligjit “Mbi konsultimin publik”, pasi harta e re gjyqësore mund të konsiderohet një politikë me interes të lartë publik.

2- KLGJ, në raportin e dhënë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ka theksuar se Këshilli ka patur parasysh dhe është bazuar edhe në standartet e CEPEJ-it për rritjen e numrit të stafit ndihmës. Vlen të përmendet se në dokument paraqiten variante të ndryshme për vende të ndryshme. Për KShH-në, standartet ndërkombëtare duhen zbatuar, por kushtet konkrete të çdo vendi duhen marrë parasysh, sepse ato ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Kjo kushtëzohet nga shumë faktorë, siç janë p.sh. zonat gjeografike, popullata dhe përqëndrimi i saj, kushtet sociale-ekonomike të shtetasve që jetojnë në qytetet e vogla apo zonat rurale, etj. E shikojmë të nevojshme të përmendim se në dokumentin e CEPEJ theksohet se “duhet të mbahet në konsideratë fakti se aksesi në një gjykatë dhe në procedurat e një gjykate nuk përbën “shqetësim” për shtetin. Ai është një mjet për mbrojtjen e të drejtave të palëve ndërgjyqëse.”

3- Për KShH-në, nuk mund të thuhet se “gjykatat më të mëdha” garantojnë akses në drejtësi. Për mendimin tonë, ky nuk është elementi i vetëm. Në këtë vështrim rëndësi të veçantë ka organizimi i gjykatave, aftësitë profesionale të gjyqtarëve, integriteti dhe imuniteti i tyre nga fenomeni i korrupsionit apo ndikime të paligjshme apo papërshtatshme, afërsia gjeografike e shtetasve që janë në nevojë dhe në kushte të vështira ekonomike, etj.

4- Në Raportin e paraqitur nga KLGJ në Komisionin e Ligjeve, thuhet se ky organizim përsa i përket “grupimit të apeleve” të jetë i përkohëshëm, 4 deri 5 vjet. Pa bërë analogji as për kohën dhe as për kushtet, një organizim i tillë, sidomos për Gjykatat e Apelit në vitin 1995, është shoqëruar me ankesa të shumta sepse ka cënuar aksesin e qytetarëve.

KLGJ-ja kërkon riorganizim të gjykatave në të gjithë vendin, ku në total të ketë  22 Gjykata Rrethesh, 6 administrative dhe 6 të Apelit. Po ashtu KLGJ kërkon që nga 34 Gjykata të mbeten 15. Shkak për ndryshimet janë bërë vakancat e krijuara për shkak të shkarkimeve nga Vettingu apo dorëheqjeve të gjyqtarëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte gjyqesor komiteti shqiptar i helsinkit ndarja e re e gjykatave keshilli i larte gjyqesor komiteti shqiptar i helsinkit ndarja e re e gjykatave

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2021, 07:10

Për D.A. nuk është asgjë aksidenti automobilistik që kaloi. As rrezikimi i jetës dhe trauma që i la, duke qenë se si pasagjere kishte edhe të bijën vetëm 4 vje&...

Aktualitet 14 Qershor 2021, 07:00

Një i ri që jeton jashtë Shqipërisë, ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit, pasi ka tentuar të hapë derën e shtëpisë dhe pasi ka provuar disa herë, nuk ka m...