Bota

Protesta në Madrid/ Mijëra qytetatë mbidhen kundër vendimit për faljen e separatistëve katalanas

14 Qershor 2021, 08:05 Nga DOSJA
Protesta në Madrid/ Mijëra qytetatë mbidhen kundër vendimit

SPANJË- Dhjetëra mijëra njerëz u janë bashkuar protestave në kryeqytetin spanjoll Madrid kundër planeve të diskutueshme për faljen e separatistëve katalanas të burgosur.

Krerët e partive të krahut të djathtë të Spanjës u bashkuan me demonstratën kundër faljes së 12 separatistëve pas një përpjekje të dështuar të pavarësisë në 2017. Protestuesit akuzojnë qeverinë spanjolle të udhëhequr nga Socialistët për përdorimin e planit për të rritur mbështetjen e saj politike. Por qeveria thotë se faljet do të ndihmojnë në qetësimin e tensioneve mbi Katalonjën.

Sipas BBC, përpjekja e rajonit gjysmë-autonom për pavarësi e zhyti Spanjën në krizën e saj më të madhe politike në 40 vjet në 2017. Nëntë liderë separatist katalanas u shpallën fajtor për kryengritjen e 2019, lidhur me rolin e tyre në një referendum të paligjshëm të pavarësisë. Tre të tjerë u gjetën fajtorë për mosbindje por jo të burgosur.

Demonstruesit i shohin faljet si një kërcënim për unitetin kombëtar. Shumë prej tyre tundnin flamuj kombëtarë të kuq dhe të verdhë ndërsa u mblodhën në Sheshin Colón në Madrid. Por kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez e ka mbrojtur masën si një mënyrë për të sjellë katalanasit dhe spanjollët më afër.

Shoqëria spanjolle duhet të kalojë nga një e kaluar e keqe në një të ardhme më të mirë – dhe kjo do të kërkojë zemërgjerësi,“- tha Sánchez në fillim të kësaj jave.

Rreth 61% e spanjollëve nuk janë dakord me faljet, ndërsa 29.5% i mbështesin ato, sipas një sondazhi të fundit për gazetën spanjolle El Mundo.

Gjykata e Lartë e vendit tha në një raport jo-detyrues muajin e kaluar se ajo kundërshton faljet e mundshme të qeverisë për udhëheqësit separatist katalanas.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota carlos bandecha carmen calvo pedro sánchez protesta ne spanje carlos bandecha carmen calvo pedro sánchez protesta ne spanje

Sondazh

Poll