Bota

Xhavit Haliti paralajmëron: Serbia ka plan të rrezikshëm për Kosovën dhe Ballkanin

14 Qershor 2021, 08:31 Nga DOSJA
Xhavit Haliti paralajmëron: Serbia ka plan të rrezikshëm për

KOSOVË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është shprehur se Serbia ka një plan të rrezikshëm për Kosovën dhe Ballkanin. Në një intervistë për Klan Kosova, ai është shprehur se Serbia po përpiqet që as Kosova, as Kroacia dhe as Bosnje & Herzegovina të mos bëhen shtete stablie.

“22 vjet nga çlirimi – Kosovën e ka gjetur në njëfarë mënyrë më shumë për shkak të mospajtimeve dhe grindjeve koti mes partive politike dhe protagonistëve të caktuar për shkaqe të shumta. Nga mos përvoja dyshoj se ka hyrë një sistem i cili është i përgatitur nga memorandumi i dytë i Akademisë së Shkencave të Serbisë, jo veç për Kosovën, por edhe për Kroacinë, Bosnjën, Maqedoninë; në përgjithësi për të gjitha ish republikat dhe krahinat që janë quajtur atëherë të Jugosllavisë”, u shpreh Haliti.

Më tej, Haliti tha se nuk mendon së ndonjë nga politikanët në Kosovë, i shërben Serbisë.

“Agjenta të UDB-ës e kemi zakon dhe praktikë t’i themi njëri- tjetrit dhe kjo është akuza më e lehtë që ia bëjmë dikujt por nuk e besoj që ka një politikan që i shërben Serbisë sot në Kosovë, pasi gjenerata e re është tani në politikë. Tash ata që kanë qenë dikur, pjesa kruciale ose shtylla kurrizore e shërbimeve ka qenë lidhja e komunistave të Jugosllavisë. Këtu përfshin edhe Lidhjen e Komunistëve të Kosovës dhe këta po besoj një pjesë e madhe prej tyre janë plakur dhe janë lodhur dhe nuk e kanë rolin që e kanë pas dikur”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora serbi-kosove xhavit haliti serbi-kosove xhavit haliti

Sondazh

Poll