Ish-komando dhe sipërmarrës i teknologjisë, kush është Naftali Bennett? Kryeministri izaelit që i mori pushtetin Netanyah
14 Qershor 2021, 08:12Nga DOSJA
IZRAEL- Naftali Bennett është kryeministri i ri i Izraelit. 49-vjeçari me origjinë amerikane është një ish-komando dhe një ish-sipërmarrës i teknologjisë, i cili bëri miliona të ardhura në fushën e biznesit para se të kalonte dhe të përfshihej thellësisht në politikën fetare-nacionaliste.
Bennett fillimisht në rrugëtimin e tij politik, punoi për Netanyahu si një ndihmës midis viteve 2006 dhe 2008. Ndërkohë që më vonë, ai u largua nga partia Likud e Netanyahut, pas acarimit të marrëdhënieve me të. Në vitin 2013, Bennett u reshtua me partinë fetare të krahut të djathtë në Izrael dhe hyri në Parlament si përfaqësuesi i saj në vitin 2013.
Ku qëndron Bennett për sa i përket ideologjisë politike?
Bennett është i njohur për të qenit një mbrojtës i fortë i shtetit komb hebre dhe për këmbënguljen në pretendimet historike dhe fetare hebraike në Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Lartësitë Golan, territor afër kufirit Izrael-Siri që Izraeli ka okupuar që nga lufta e 1967 .
Dikur kreu i Këshillit Yesha, një grup politik që përfaqësonte kolonët hebrenj, Bennett ka qenë një avokat i vjetër për të drejtat e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor. Megjithatë, ai kurrë nuk ka mbështetur pretendimet e Izraelit në Gaza.
Thënë kjo, Bennett ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj militantëve palestinezë dhe ka mbështetur dënimin me vdekje për ta. Në maj të këtij viti, Bennett akuzoi Hamasin për “vrasjen” e civilëve në Gaza, të cilët u vranë në sulmet ajrore izraelite në përgjigje të zjarrit me raketa të Hamasit nga Gaza.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SPANJË- Dhjetëra mijëra njerëz u janë bashkuar protestave në kryeqytetin spanjoll Madrid kundër planeve të diskutueshme për faljen e separatistëve katalana...
ANGLI- Kishte shumë fotografi të bukura. Drita e diellit dhe peizazhi piktoresk i Cornwall-it ishin një mjedis i mirë për atë që ishte ndoshta sinjali më i rënd...
TIRANË– Ashtu si Greqia dhe vendi tjetër fqinj, Italia ka vendosur të lërë në fuqi masat aktuale për lëvizjen e shtetasve shqiptarë.Edhe pse aktualis...
ANGLI- Presidenti Joe Biden u takua me Mbretëreshën Elizabeth në Kështjellën Windsor ditën e Dielë. People shkruan se pasi u takua shkurtimisht ditën e Premte, ...
BRITANI– Shumica e rregullave aktuale të koronavirusit në Britani do të qëndrojnë në fuqi për katër javë të tjera pas zhbllokimit të planifikuar të 21 qer...
BRUKSEL– Erdogan dhe Mitsotakis dotë takohen sot në Bruksel. Pas shumë tensionesh dhe përplasjeve në distancë, presidenti turk dhe kryeministri grek do të shtrë...
BRUKSEL–SHBA-ja, Britania dhe aleatët e tjerë të NATO-s kanë mbajtur ditën e sotme Samitin e radhës ku është dikutuar kryesisht mbi ndryshimit e klimës dhe përp...
IZRAEL– Me 60 vota pro dhe 59 kundër, parlamenti izraelit ka miratuar qeverinë e re mbrëmjen e sotme, duke i dhënë fund qeverisjes 12 vjeçare të Kryemini...