Bota

Zviceranët kundër zvogëlimit të emetimit të gazrave serë, referendumi rrëzon vendimin e qeverisë

14 Qershor 2021, 08:46 Nga DOSJA
Zviceranët kundër zvogëlimit të emetimit të gazrave

ZVICËR– Votuesit zviceranë i refuzuan disa referendume të dielën, përfshirë një të mbështetur nga Qeveria për zvogëlimin e emetimit të gazrave serë.

Propozimi për shkurtimin e emetimit të gazrave për 50 për qind deri në vitin 2030, nuk kaloi, pasi 51.6 për qind e qytetarëve votuan kundër.

Qeveria zvicerane e ka mbështetur masën, e cila parashihte edhe rritjen e fondeve për automjetet elektrike, si dhe rritjen e taksave për karburantet dhe gazin natyror.

Gazrat serë thuhet se ndikojnë në ndryshimet klimatike.

Votuesit refuzuan edhe propozimin për të ndaluar pesticidet kimike brenda 10 vjetësh.

Një tjetër propozim i refuzuar do t’u jepte subvencione fermerëve nëse ata nuk do të përdornin pesticide dhe do të përdornin vetëm antibiotikë për të trajtuar kafshët e sëmura.

Sipas sistemit në Zvicër, referendumet mund të organizohen në nivele kombëtare, rajonale dhe lokale.

Çdo ide nga publiku mund të vihet në votim kombëtar për aq kohë sa mbledh 100,000 nënshkrime.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emetimi i gazrave qeveria zviceriane emetimi i gazrave qeveria zviceriane

Sondazh

Poll