Politike

Shqipëri – SHBA, kundër versionit kinez të 5G me versionin kinez të flamurit shqiptar (DETAJI)

14 Qershor 2021, 06:12 Nga DOSJA
Shqipëri – SHBA, kundër versionit kinez të 5G me versionin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka takuar dje në Bruksel sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka nënshkruar edhe një marrëveshje.

Ajo që ra në sy nga takimi, ku palët ranë dakord për koordinimin e teknologjisë 5G mes dy vendeve, ishte sfondi i vendit të takimit. Pas një tryeze ku dy palët u ulën, ishin vendosur katër flamuj, 2 amerikanë dhe po aq shqiptarë. Shqiptarë i ‘thënçin…’

Nëse vini re me shumë kujdes, veçanërisht pjesën e gjuhës dhe të kthetrave, flamuri i Shqipërisë, por ai i prodhuar në Kinë shumë vite më parë, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Nuk dihet se cili është organizatori i takimit por mesa duket nuk ka pasur informacion të mjaftueshëm lidhur me të dhënat e Shqipërisë si komb. 

Ndërkohë që ironik është fakti që Amerika ka nënshkruar marrëveshje me një flamur kinez m’u në “zemër” të Europës. Flamuri pas krahëve të Ramës nuk është varianti zyrtar, por i deformuar tek sqepi i shqiponjës, i cili u prodhua masivisht në Kinë. Mesa duket organizatorët e takimit në Bruksel nuk u kanë dhënë vëmendje detajeve, tek e fundit ato bëjnë diferencën.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama flamuri kinez rama takon blinken ne bruksel edi rama flamuri kinez rama takon blinken ne bruksel

Sondazh

Poll