Bota

Serbia mesazh Kosovës para takimit Kurti-Vuçiç: Do të insistojmë në formimin e Asociacionit

14 Qershor 2021, 07:36 Nga DOSJA
Serbia mesazh Kosovës para takimit Kurti-Vuçiç: Do të

KOSOVË– Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka folur para dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se Prishtina “po gjeneron një atmosferë jashtëzakonisht të vështirë para vazhdimit të dialogut”.

Petkoviç ka thënë për RTS, se gjithçka po bëhet “që Serbisë dhe presidentit serb t’i bëhet presion”.

“Ju keni një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiqit, dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve, sepse Kosova është një fëmijë i fuqive perëndimore dhe nuk duhet të kritikohet “,- deklaroi Petkoviç.

Ai përmendi fjalën e Vuçiç i cili theksoi se Serbia do të luftojë me guxim për t’u kujdesur për të ardhmen.

Vuçiç tha nga zemra dje në Prohor Pcinjski, ne do të luftojmë me guxim, këmbëngulje dhe do të kujdesemi për të ardhmen e ne dhe fëmijëve tanë,”– tha më tej Petkoviç.

Beogradi, sipas Petkoviç do të insistojë në formimin e Asociacionit në takimin që pritet të mbahet të martën në Bruksel./Express.

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll