Politike

Zgjedhjet në PD, voton Sali Berisha: I qëndroj deklaratës për rikthimin si lider

13 Qershor 2021, 10:10 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD, voton Sali Berisha: I qëndroj deklaratës

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në qendrat e votimit për të hedhur votën e tij për kreun e Partisë Demokratike. Berisha i cili ishte me një maskë të bardhë anti-covid, hodhi fletën e votimit e më pas bëri shenjën e famshme të PD-së, dy gishtat lart. Ai iu bëri thirrje të gjithë anëtarëve të partisë që të vijnë dhe të votojnë.

I pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Berisha tha se “është konsistent në deklaratat e tij.

Berisha tha se pavarësisht nga rezultati, kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin.

“Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”, theksoi Berisha.

Zgjedhje në Partinë Demokratike/ Votojnë 4 kandidatët në garë për postin e Kryetarit, Kadilli: Garë e pabarabartë! Shehaj: Vëzhguesit e mi po i përjashtojnë (VJEN PËRGJIGJIA NGA GJANA)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhje ne pd sali berisha zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll