Politike

Shehaj: Vëzhguesit e mi po përjashtohen! Në Durrës është një listë e re, po votohet pa asnjë kontroll

13 Qershor 2021, 09:17 Nga DOSJA
Shehaj: Vëzhguesit e mi po përjashtohen! Në Durrës

TIRANË– Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka komentuar paregullsitë që sipas tij po i bëhen komisionerëve të tij. Ai shkruan se vëzhguesit e tij po i përjashtojnë dhe nuk po i lejojnë që të marrin pjesë në procesin e votimit.

Ai fton demokratët që të votojnë, përtej presionit dhe parregullsive, në mënyrë që sipas tij, të mbrohet vota dhe besueshmëria e Partisë Demokratike. Sipas Shehajt, në Devoll e Dibër, po lejohen demokratët për të votuar masivisht. Ndërsa në Durrës, Shehaj shkruan se është shtuar një tjetër listë votimit.

POSTIMI:

Jemi duke monitoruar më vëmendje gjithë procesin zgjedhor. Inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit dhe mbështetësit tanë që pavarësisht parregullsive dhe presioneve, të japin maksimumin për të mbrojtur votën e demokratëve dhe besueshmërinë e Partisë Demokratike.Ne jemi duke mbledhur fakte e të dhëna për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë. Fatkeqësisht, më duhet të them se, në një pjesë të madhe të vendeve të votimit vëzhguesit e mi po përjashtohen, po ndalohen apo po pengohen që të monitorojnë procesin.Në degët 5, 10 dhe 15 në Tiranë vëzhguesit e mi janë përjashtuar ose nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e votimit. Procesi i votimit në këto degë po komprometohet rëndë, sepse po zhvillohet pa praninë e vëzhguesve tanë dhe po administrohet nga përfaqësuesit e një kandidati.Gjithashtu, në degët e mëposhtme, vëzhguesit e mi të pranishëm po mbahen larg dhe nuk po iu lejohet që të verifikojnë nëse ata që po votojnë kanë të drejtë të votojnë apo jo. Pra nëse janë në lista apo kanë kartë anëtarësie.
Kjo gjë po ndodh aktualisht në degët 2, 7, 12, 16 të Tiranës, në Delvinë, Patos, Devoll, Shkodër, Librazhd, Dibër, Berat. Madje në Devoll dhe Dibër po i lejojnë të votojnë masivisht pa asnjë kontroll.Vëzhguesit tanë nga terreni kanë evidentuar se janë mijëra anëtarë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar nga lista e përgatitur nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve i PD-së.Së fundmi, na njoftuan që në Durrës kanë shtuar një listë të re votuesish përveç listës që është dërguar nga selia qendrore në Tiranë.
Votimet në PD kanë filluar me një standard demokratik shume të ulët. Iu bëj thirrje komisionerëve dhe drejtuesve të partisë të mos i kthejnë zgjedhjet në një farsë elektorale.
Iu bëj thirrje demokratëve të thjeshtë që të luftojnë për votën e tyre dhe të mos lejojnë askënd që t’u heqë të drejtën për të votuar.

Zgjedhje në Partinë Demokratike! I pari voton Basha, 4 kandidatë në garë për postin e Kryetarit, vota e demokratëve përcakton fituesin

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj zgjedhje ne pd agron shehaj zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll