Politike

Gara për kreun e PD-së/ Fatbardh Kadilli voton në selinë blu: Kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fitu

13 Qershor 2021, 09:13 Nga DOSJA
Gara për kreun e PD-së/ Fatbardh Kadilli voton në selinë

TIRANË– Fatbardh Kadilli ka votuar ditën e sotme në selinë blu, ndërsa është në garë për postin e kreut të PD-së. Pasi votoi, ai u shpreh për mediat e pranishme se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike. Ai i ftoi të gjithë demokratët që të marrin pjesë në proces.

FJALA E KADILLIT:

Është një moment shumë i rëndësishëm për PD, i ftoj të gjithë të marrim pjesë, ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. PD-së iu rikthye kurajoja dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese. Kjo garë u mbyll ashtu siç edhe nisi, e pabarabartë. Në përgjithësi iu rri larg këtyre lloj proceseve, procesi i vërtetë është fryma me të cilën do të dalin sot demokratët, është hera e parë që një forcë politike që në pak kohë të reflektojë shumë.

Zgjedhje në Partinë Demokratike! I pari voton Basha, 4 kandidatë në garë për postin e Kryetarit, vota e demokratëve përcakton fituesin

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli zgjedhjet ne pd fatbardh kadilli zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll