Sport

“Chris të dua”! Golin e parë në Europian ia dedikon Eriksen, Lukaku bën dedikimin emocionues për shokun e skuad

12 Qershor 2021, 19:53 Nga DOSJA
“Chris të dua”! Golin e parë në Europian ia dedikon

RUSI- Aktualisht është duke u luajtur takimi mes Belgjikës e Rusisë e vlefshme për Grupin B të kampionatit Europian. Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka gjetur shumë shpejt golin e tij të parë në këtë Kampionat Europian duke kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 10′.

Menjëherë pas golit ka zgjedhur të bëjë gjestin që meriton vetëm duartrokitje.
Lukaku shkon drejt kamerës dhe i dedikon golin e tij të parë në këtë Europian Christian Eriksen.

“Chris, Chris të dua”, ishin fjalët e thëna nga belgu që i shpreh kështu mbështetjen e tij shokut të skuadrës te Interi, i cili sot shkaktoi një panik të madh pas arrestit kardiak të pësuar në fushën e lojës.

Lukaku celebrating by saying “Chris, I love you” heartwarming stuff ❤️ pic.twitter.com/HPEdh0k2wy

— Dubois (@CFCDUBois) June 12, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjike-rusi eriksen euro 2020 lukaku belgjike-rusi eriksen euro 2020 lukaku

Sondazh

Poll