Politike

‘Në fillim e desha, pastaj e vrava…’/ Rama i kthen përshëndetjen Fatos Nanos: Faleminderit babai im politik!  

12 Qershor 2021, 16:41 Nga DOSJA
‘Në fillim e desha, pastaj e vrava…’/ Rama i kthen

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur nga Kongresi i 30-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, Fatos Nanon. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi Nanon si babanë e tij politik, të cilin e kishte “vrarë” dhe më pas respektuar.

Gëzuar 30 vjetorin e PS! Kjo është një ditëlindje e bukur! Është ditë e bukur, por kjo e sotmja ka veçantinë e përvjetorit të 30, por edhe shijen e fitorës së sapoarritur. Për hërë të parë në historinë e Shqipërisë. Faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që punuan fort për këtë arritje dhe shkruan një faqe kaq të veçantë në historinë e PS. Faleminderit të gjithë që në 30 vite i dhanë frymë, energji dhe besim PS. Faleminderit që i dhatë emrin, vlerat dhe tiparet e ndryshimit. Faleminderit liderit të parë të saj, babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e vrava. Më pas e gjeta të Rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama fatos nano kongresi i ps 2021 edi rama fatos nano kongresi i ps 2021

Sondazh

Poll