Politike

Kongresi i PS, Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika: S’ka më mirë se kjo ditë! Do jem familjar tani

12 Qershor 2021, 16:33 Nga DOSJA
Kongresi i PS, Gramoz Ruçi tërhiqet nga politika: S’ka më

TIRANË– Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka paralajmëruar tërheqjen nga politika duke u shprehur se nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re që nis më 9 shtator. Në fjalën e tij në Kongres, Ruçi u shpreh se do t’i dedikohej familjes. 

Gjatë këtij mandati që po përfundojmë, me mua ka bashkëpunuar një pyetje: kur dhe ku unë Gramoz Ruçi do të deklaroj fundin e kësaj maratone? Nuk ka ditë më të mirë se sot. 30-vjetorin e PS. S’ka më mirë se sot që kemi fituar mandatin e tretë. S’ka më mirë se pas disa muajsh kam përvjetorin personal. 70-vjetorin e ditëlindjes. Në shtator nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS. Nuk do të jem në asnjë organ ekzektutiv në familjes që më ka dhënë kaq shumë në këto vjet,“-tha ai. 

PJESË NGA FJALA E PLOTË

I dashur Edi! Të kujtohet viti 2003. Ti e dije mirë që të bëhesh lider nuk mjafton vetëm ambicia por duhet edhe dashuria e atyre që pate ambicien për të qenë kryetar i tyre. Tre gjëra na karakterizojnë: Fryma, organizimi dhe lidershipi! Jemi me fat që kemi një lider me vizion. Një lider me ambicie. Lider me energji, këmbëngulës, të vendosur dhe gjithmonë i maturuar. Tre mesazhe do ta kisha: ta ruajmë këtë frymë, ta konsolidojmë këtë organizim dhe të mbështesim lidershipin e kryetarit. Së fundmi, dua të bëj një komunikim. Kur unë nisa rrugëtimin tim, 3-vjeçarët që janë këtu nuk kishin lindur akoma. Gjatë këtij mandati që po përfundojmë, me mua ka bashkëpunuar një pyetje: kur dhe ku unë Gramoz Ruçi do të deklaroj fundin e kësaj maratone? Nuk ka ditë më të mirë se sot. 30-vjetorin e PS. S’ka më mirë se sot që kemi fituar mandatin e tretë. S’ka më mirë se pas disa muajsh kam përvjetorin personal. 70-vjetorin e ditëlindjes. Në shtator nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS. Nuk do të jem në asnjë organ ekzektutiv në familjes që më ka dhënë kaq shumë në këto vjet. Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi. Falenderoj Fatos Nanon dhe Edi Ramën. Të falenderoj me gjithë zemër çdo socialist. Falenderoj bashkëshorten, vajzën, djalin tim, të cilëve u kam krijuar shumë shqetësime në këto 30 vjet të jetës politike. Ju garantoj se aq sa të më punojë mendja dhe zemra do të ngelem një socialist i denjë. Do jem familjar dhe gjysh i përkryer.

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gramoz ruci gramoz ruci terhiqet nga politika kongresi i ps 2021 gramoz ruci gramoz ruci terhiqet nga politika kongresi i ps 2021

Sondazh

Poll