Sport

E FRIKSHME!!! Eriksen humbi ndjenjat në fushë! Pësoi arrest kardiak, tani është mirë në spital, kërkesa për shokët e s

12 Qershor 2021, 16:54 Nga DOSJA
E FRIKSHME!!! Eriksen humbi ndjenjat në fushë! Pësoi arrest

EUROPË– Ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës është ndalur në minutën e 43-të, pikërisht në minutën që ndali dhe zemra e Christian Eriksen. Futbollisti i Danimarkës ra pa ndjenja në fushën e blertë, duke kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore, pasi për disa momente pësoi arrest kardiak.

Pasi përformuan masazh kardiak për mesfushorin e Interit, mjekët e dërguan me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Eriksen merr frymë dhe mund të flasë, ai është zgjuar,”-shkruan agjenti i tij, pasi komunikoi me të atin e futbollistit. Ndërkohë që ndeshja nisi sërish, që prej orës 20:30, pasi nga spitali, mesfushori i Interit kërkoi rikthimin në fushën e blertë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport danimark eriksen danimark eriksen

Sondazh

Poll