Aktualitet

‘Ta dijë Ismail Qemali për kë e ngriti flamurin vjen e ul prapë’, maturantët e Sarandës i bashkohen protestës mbi pro

12 Qershor 2021, 16:05 Nga DOSJA
‘Ta dijë Ismail Qemali për kë e ngriti flamurin vjen e ul

SARANDË– Një grup maturantësh nga Saranda i janë bashkuar protestës së sotme për provimin e matematikës.

Maturantët e gjimnazit ‘Hasan Tahsini’ fillimisht u mbodhën para Bashkisë së qytetit dhe më pas u zhvendosën tek Zyra Arsimore Sarandë-Konispol.

’Teza shumë e vështirë, sipas tyre copy paste. “ Ta dijë Ismail Qemali për kë e ngriti flamurin vjen e ul prapë”, “Ju s’jeni hartuesa por kopjuesa”,” Shkallë vështirësie që as nxënësit e 8-10 nuk i zgjidhën dot”,” Godite maturën, godite kombin. Një maturant sot, një ministër nesër”- ishin disa nga pankartat që mbanin në duar maturantët.

Lidhur me protestën e tyre, ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila ka sqaruar maturantët se nëse rezulton që niveli i vështirësisë është më i lartë sesa është parashkikuar, do të rishikohet shpërndarja e pikëve. Pavarësisht reagimit të ministres Kushi, studentët nuk bënë hapa pas.

Studentët e paralajmëruan protestën që prej ditës së djeshme sapo dolën nga provimi i matematikës, ndërsa ditën e sotme janë ngirur në shumë rrethe duke kërkuar që të ndrshohet niveli i pikëve. Sipas tyre, provime ishte ndryshe nga ai që iu prezantua në tezën e modelit. Lidhur me shqetësimin e tyre, ka reaguar edhe Qendra e Shërbimeve Arsimore, e cila mohoi vështirësinë e tezës. Përfaqësueset e kësaj qendre than se provimi ishte shumë i thjeshte dhe kishte raste nga jeta e përditshme.

Lajmi kryesor/ Dolën të pakënaqur nga provimi i matematikës, maturantët protestojnë para Ministrisë së Arsimit: Të ndryshohet niveli i pikëve! Reagon Evis Kushi: Do rishikohet shpërndarja e pikëve

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maturantet ne proteste proteste per provimin e matematikes maturantet ne proteste proteste per provimin e matematikes

Sondazh

Poll