Aktualitet

‘S’dija ku do shkonim…çantën e kam mbajtur unë, brenda kishte armë’/ Vrasja e Armando Beqirit, mbahe

12 Qershor 2021, 14:49 Nga DOSJA
‘S’dija ku do shkonim…çantën e kam mbajtur

ISLANDË– Gjykata e Islandës ka vendosur që të mbajë në paraburgim deri më 1 tetor, Shpëtim Qerimi, një nga katër personat e akuzuar për vrasjen e Armando Beqirit. Në deklaratën e tij, ai ka pranuar se ka çuar me makinë Angjelin Sterkajn në Rauðagerði, por shtoi se nuk e dinte pse do të shkonin, ose çfarë do të ndodhte.

Ndërkohër që nga hetimet ka rezultuar se me 12 shkurt, një ditë para vrasjes, Shpëtimi dhe Angjelin u takuan morën një çantë brenda të cilës kishte armë. Çanta u mbaj nga Shpëtimi deri ditën e vrasjes, ndërsa shtoi se nuk e kishte parë ç’kishte brenda saj. Ky detaj është konsideruar i pabesuesshëm pasi arma bashkë me silenciatorin shkonte pak më shumë se 40 centimetra. Prandaj nuk është shumë e besueshme që Shpëtimi s’ka marrë vesh planin e grupit. Tani ai duhet që të qëndrojë në paraburgim pasi rrezikon të largohet nga vendi për t’i shpëtuar burgut.

Përveç Shpëtimit dhe Angjelin, të akuzuar për vrasjen janë edhe Murat Selivrada dhe Claudia Sofia Coelho Carvahlo. Detyra e këtyre të fundit ishte që të ndiqnin lëvizjet e shqiptarit nga Tepelena. 

Armando Beqiri u qëllua nëntë herë me një pistoletë me silenciator, pikërisht në ditën e tij të lindjes. I riu nga Shqipëria, babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë në vend, pikërisht në prangun e banesës.

Marrë nga Visir

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri vritet armando beqiri armando beqiri vritet armando beqiri

Sondazh

Poll