Aktualitet

‘Sindi kishte plot çokollata, por s’ia nxinte arka!’/ Maturantët BEJTE për provimin e matematikës, thumba Ministrisë:

12 Qershor 2021, 15:22 Nga DOSJA

TIRANË– Maturantëve duket se nuk u del “e keqja” me provimin e matematikës që dhanë dy ditë më parë. Përveç protestës sot, ata kanë nxjerrë edhe një poezi, frymëzimi për të cilën ka ardhur nga pyetjet e provimit.

POEZIA E PLOTË: 

Ditën e premte 11 qershor, nxënësit me stilolaps në dorë, provimin do të realizojmë, që një shkollë të fitojmë. Mësuam ditë e nat’, integral e derivat! në mëngjes kur u zgjuam, kosinusin mirë fiksuam. Kur pamë fletën e provimit, na dolën hallet e Sindit. Sindi kishte plot çokollata, por nuk ia nxinte arka! Dhe kur pamë tek fleta tjetër, në vend varka kishte mbetur! U përpoqëm që të nxirrnim, më ç’kënd kapte perëndimin. Studiuam shumë trigonometrin, algjebrën dhe gjeometrinë dhe lexuam tek fleta kur ndalon biçikleta? Dhe tani ju miqtë e mi, që do studioni inxhinieri, në shtetet shkollën se kapni, po studioni nga privat. E ju që dëshironi mjekësinë, kapni fort infiermerinë. Mos bëni llafe kot, se Gjirokastra ka vende plot. Ata që duan informatikë, financimi apo ekonomik, këto mos i imagjinoni se në Kamëz do përfundoni. Mësuam 12 vite formula matematike, menduam se na mjaftonin por në provim s’figuronin. Tre muaj në behar do bëhemi tregëtar, të mësojmë nga ikën varka dhe sa çokollata nxë arka. Të gjithë të protestojmë, rezultatet mos t’i pranojmë. Të kërkojmë të drejtat tona. Kështu Shqipëria do të jetë e jona.

Përveç protestës së sotme, maturantët kanë nisur edhe një peticion online për të rivlerësuar provimin duke pretenduar se pyetjet ishin të ngatërruara dhe formati nuk i ishte përmbajtur atij të paralajmëruar nga Ministria e Arsimit. Ndërsa Ministria shtoi se mund të rishikohet shpërndarja e pikëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet matura 2021 maturantet ne proteste proteste per provimin e matematikes matura 2021 maturantet ne proteste proteste per provimin e matematikes

Sondazh

Poll