Aktualitet

Aksident në Xibrakë/ Drejtuesi i autobotit të naftës humb kontrollin e mjetit, del nga rruga. Policia thërret zjarrfikësit

12 Qershor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Aksident në Xibrakë/ Drejtuesi i autobotit të naftës humb

SHQIPËRI- Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ku një autobot nafte ka dalë nga rruga pranë fshatit Xibrakë.

Në ndihmë të drejtuesit të automjetit të tonazhit të rëndë ka shkuar menjëherë Policia e Shtetit dhe autoambulanca, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikëses për ta nxjerrë shoferin nga kamioni që ka mbetur në anë të rrugës. Ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit të kamionit. 

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga të kamionit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit për shkak të motit të keq. Megjithatë do të jetë grupi hetimor, ai që do të përcaktojë edhe shkakun e vërtetë të aksidenti. 

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan-librazhd aksident ne elbasan-librazhd

Sondazh

Poll