Aktualitet

Operacioni “Bregdeti Ynë”, Çuçi: Shemben 35 objekte. Ky është fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa le

12 Qershor 2021, 13:47 Nga DOSJA
Operacioni “Bregdeti Ynë”, Çuçi: Shemben 35

TIRANË– Në gjashtë ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë” janë shembur 35 objekte në Ksamil, Sarandë e Velipojë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e ka cilësuar operacionin si fillimin e fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje. Ai shton se në të gjithë vendin ka pasur 10 persona që i kanë  shembur vetë objektet e tyre, ndërsa 5 të tjerë janë prangosur për shkeljen e ligjit.

“Plot 35 objekte me strukturë betoni dhe metalike të ngritura pa leje janë shembur në Ksamil, Sarandë e Velipojë në vetëm 6 ditët e para të operacionit “Bregdeti Ynë”. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht që prej nisjes së këtij operacioni, i cili është veçse fillimi i fundit të marrëzisë për të ndërtuar pa leje dhe për të zaptuar territor sipas dëshirës. Lajm i mirë që për 10 objekte kanë qenë vetë ndërtuesit e paligjshëm që i kanë shembur dhe po vetë i kanë hequr inertet. E gjithë vija bregdetare nga Velipoja në Ksamil do të pastrohet njëherë e mirë nga çibanët e ngritur prej babëzisë për të fituar në kurriz të zbatimit të ligjit e mbrojtjes së mjedisit. IKMT dhe Policia e Shtetit do ta shtrijnë këtë operacion edhe në zona të tjera për ta çliruar përfundimisht bregdetin nga shkelësit e ligjit, të cilët kurrsesi nuk do t’i ikin përgjegjësisë për këto ndërtime,”-shkruan ministri.

POSTIMI I PLOTË:

Operacioni që ka nisur prej të hënës, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare do të ‘fshijë’ të gjitha objektet pa leje, pasi është paralajmëruar disa herë nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Kryeministri Rama paralajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që t’i prishinin vetë para se të niste operacioni, ndryshe do të përballeshin me pasojat e shkeljes së ligjit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni bregdeti yne bledi çuçi operacioni bregdeti yne aksioni bregdeti yne bledi çuçi operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll