Aktualitet

I urren gratë! Ky është shqiptari që dyshohet se vrau 20-vjeçaren në sy të të bijës në Greqi

12 Qershor 2021, 14:15 Nga DOSJA
I urren gratë! Ky është shqiptari që dyshohet se vrau

ATHINË– Mediat greke kanë publikuar detaje të tjera lidhur me shqiptarin që dyshohet se ka vrarë 20-vjeçaren Caroline Crouch në banesën e saj, mëngjesin e 11 majit në zonën e Glyka Neras.

Bazuar në përshkrimin e dhënë nga bashkëshorti i të resë, është ndërtuar edhe njëherë identikiti i tij duke u publikuar në çdo televizion kombëtar. Bashkë me videon, për shqiptarin janë ndarë edhe disa të dhëna lidhur me pamjen e tij të jashtme. 

Të dhënat: gjatësia 1.70 cm, fytyrë e rrumbullakët, sy ngjyrë hiri, qafë e shkurtër, shpatulla të gjera dhe mbi 35 vjeç. Shqiptari raportohet si tip i dhunshëm dhe se i urren gratë. 

Grabitja e bërë më 11 maj është e ngjashme me një tjetër në Megara. Në grabitjen që ndodhi, çifti raportoi se kishin dëgjuar emrat: Costas, George dhe Johnny. Të gjithë janë rreth 35 vjeç. Gjatësia e tyre është 1.80 deri 1.87 dhe fiziku i tyre është normal.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet caroline crouch grabitje ne greqi vrasja e caroline crouch caroline crouch grabitje ne greqi vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll