Aktualitet

Dolën të pakënaqur nga provimi i matematikës, maturantët protestojnë para Ministrisë së Arsimit: Të ndryshohet niveli i

12 Qershor 2021, 09:38 Nga DOSJA
Dolën të pakënaqur nga provimi i matematikës,

TIRANË– Maturantët nga Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Gjirokastra kanë dalë ditën e sotme në protestë, pasi dje dolën të pakënaqur nga niveli i vështirësisë në provimin e matematikës. Maturantët e kryeqytetit protestuan fillimisht para godinës së Ministrisë së Arsimit, më pas u drejtuan drejt zyrave të Qendrës së Shërbimit Arsimor.

Konkretisht, kërkesa e tyre ndaj Ministrisë së Arsimit është ndryshimi i nivelit të pikëve të provimit, duke ulur pragun, në mënyrë që të rritet vletësimi. Me thirrje e pankarta në duar “Ministre, hajde na e zgjidh ti testin”, “Duam drejtësi “,  ata  protestuan mbi dy orë . Sipas tyre, provimi që ata zhvilluan ditën e djeshme ishte i kopjuar nga tezat e huaja, ndërsa thanë se Ministria e Arsimit i  gënjeu dhe nuk e mbajti fjalën se provimi do të ishte i thjeshtë dhe nuk do të përfshiheshin pyetje nga njohuritë e marra online.


Lidhur me protestën e tyre, ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila ka sqaruar maturantët se nëse rezulton që niveli i vështirësisë është më i lartë sesa është parashkikuar, do të rishikohet shpërndarja e pikëve. Pavarësisht reagimit të ministres Kushi, studentët nuk bënë hapa pas.

Studentët e paralajmëruan protestën që prej ditës së djeshme sapo dolën nga provimi i matematikës, ndërsa ditën e sotme janë ngirur në shumë rrethe duke kërkuar që të ndrshohet niveli i pikëve. Sipas tyre, provime ishte ndryshe nga ai që iu prezantua në tezën e modelit. Lidhur me shqetësimin e tyre, ka reaguar edhe Qendra e Shërbimeve Arsimore, e cila mohoi vështirësinë e tezës. Përfaqësueset e kësaj qendre than se provimi ishte shumë i thjeshte dhe kishte raste nga jeta e përditshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maturantet ne proteste proteste per provimin e matematikes maturantet ne proteste proteste per provimin e matematikes

Sondazh

Poll