Aktualitet

Gjykata lë në burg Leonard Bashaliun, dëshmia për vrasjen e biznesmenit: Ma nxinte jetën, më kishte stresuar aq shumë sa

12 Qershor 2021, 08:35 Nga DOSJA
Gjykata lë në burg Leonard Bashaliun, dëshmia për vrasjen e

ELBASAN- Leonard Bashaliu është lënë sot në burg nga gjykata e Elbasanit. Në seancën ku iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”, Bashaliu ka rrëfyer edhe njëherë arsyet që e çuan në ekzekutimin e biznesmenit Ylber Xhahysa. Sipas tij, viktima e kishte kërcënuar dhe fyer në mënyrë të vazhdueshme. Bashaliu flet për një ritual torturues, që sipas tij, i ka sjellë njëmijë mendime në kokë, e një prej tyre ishte edhe vrasja. 

“Kurrë nuk do ta kisha vrarë, por më ka dhunuar dhe fyer vazhdimisht. Kohët e fundit edhe më pati kërcënuar. Ndjehesha i rrezikuar. Më kishte stresuar aq shumë sa nuk kisha më qetësi dhe nuk flija as gjumë. I kisha thënë; “mos më shqetëso”, por ai vazhdonte të ma nxinte jetën. Edhe herën e fundit kur jemi parë në mëngjes rastësisht në lokal ishte ai që më kërcënoi pa i thënë unë asnjë fjalë. U ndjeva i poshtëruar para të njohurve dhe fillova ta urrej deri në atë masë sa vendosa që t’i jap fund kësaj historie torturuese. Dola jashtë dhe një mijë mendime më vinin në kokë. Ika nga lokali dhe mora armën, u ktheva shpejt dhe e qëllova. Fillimisht u ndjeva i lehtësuar, por u pendova shpejt por nuk korrigjohej me ajo që bëra. Ishte e tmerrshme. U kërkoj ndjesë familjarëve të tij.”, -mësohet të jetë shprehur autori i vrasjes.

Si ndodhi ngjarja e rëndë? Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 qershor 2021, ku një konflikt i nisur 5 vite më parë mes autorit dhe viktimës degradoi në vrasje. Biznesmeni Ylber Xhahysa u vra me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, Leonard Bashaliu, pas një konflikti të gjatë verbal mes tyre. Autori tregoi fillimisht se viktima e kishte qëlluar me grusht dhe i kishte gërvishur makinën 5 vite më parë dhe se ky debat kishte rinisur ditën e vrasjes.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet leonard bashaliu vritet ylber xhahysa leonard bashaliu vritet ylber xhahysa

Sondazh

Poll