Aktualitet

EMRAT/ Plagosi me armë zjarri 32-vjeçarin para 9 muajsh, policia ZBARDH ngjarjen dhe arreston 47-vjeçarin, iu gjetën 9 celul

12 Qershor 2021, 07:46 Nga DOSJA
EMRAT/ Plagosi me armë zjarri 32-vjeçarin para 9 muajsh, policia

LUSHNJE– Një krim i ndodhur në shtator të vitit të kaluar është zbardhur nga policia ditën e sotme, ku është kapur dhe arrestuar autori.

Në pranga ka rënë Adriano Shabanaj, banues në Roskovec, i njohur edhe me ermin Ilir Shabanaj, i cili më 13 shtator të vitit të kaluar ka qëlluar me arme zjarri duke lënë të plagosur personin M. A. Gjatë momentit të kapjes, 47-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 euro.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim edhe një person, i identifikuar si  Irfan Azizi, 31 vjeç, i akuzuar për moskallëzim krimi. Ky person ka qenë i dënuar më parë  për veprën penale “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak

Ngjarja u regjistrua më 13 shtator 2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Shabanaj plagosi me armë zjarri shtetasi me inicialet M. A.

Njoftimi i policise:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. A.

Kapet dhe ndalohet autori i kësaj ngjarje, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Shpallet në kërkim një tjetër për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpumin me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier dhe me Prokurorinë Lushnjë, pas një pune hetimore profesionale, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. A.

Në vijim të veprimeve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. Sh., 47 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë momentit të kapjes, 47-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 euro.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në fshatin Poshnjë, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.06.2021, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, për shtetasin A. Sh. dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për shtetasin I. A.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh., në datë 13.09.2020, për motive të dobëta, në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke plagosur shtetasin M. A., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

vijon…

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriano shabanaj irfan arizi adriano shabanaj irfan arizi

Sondazh

Poll