Aktualitet

Dalin emrat, kush janë dy personat që ‘zaptuan’ bregdetin e Durrësit, njëri prej tyre i dënuar më parë për drogë

12 Qershor 2021, 07:18 Nga DOSJA
Dalin emrat, kush janë dy personat që ‘zaptuan’ bregdetin

DURRËS– Dy të arrestuartit nga policia e Durrësit për zaptimin e pronës së janë Pllumb Margjokaj 32 vjeç dhe Aleks Prroni, 35 vjeç.

Për ndërtim pa leje u arrestua Pllumb Margjokaj 32 vjeç, i cili kishte ndërtuar një lokal pa lejen e organeve, në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia” në Durrës. Ky person rezulton i dënuar me parë në fushën e lëndëve narkotike. Në pranga ra edhe 35-vjeçari Aleks Prroni,  pasi kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve kompetente.

Të dy te arrestuarit banojnë në Durrës, ndërsa aksioni i policisë vjen në një kohë me atë të IMT-së, e cila ka nisur prej një jave shembjen e e ojekteve pa leje përreth zonave bregdetare.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në durrës ndertime pa leje arrestohen dy persona në durrës ndertime pa leje

Sondazh

Poll