Aktualitet

Maturantët dolën të pakënaqur nga niveli i provimeve! Qendra e Shërbimeve Arsimore deklaratë: Teza nuk ishte e vështirë,

12 Qershor 2021, 05:51 Nga DOSJA
Maturantët dolën të pakënaqur nga niveli i provimeve! Qendra

TIRANË– Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) mbajti ditën e sotme një deklaratë për mediat në orën 11:00 për të dhënë detaje për provimin e Matematikës, i cili u diskutua shumë ditën e djeshme, pasi maturantët shpreheshin se ishte shumë i vështirë.

Para gazetyarëve, përfaqësuesit e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, theksuan se provimi nuk ka qenë i nivelit të vështirë. Sipas tyre, teza kishte raste nga jeta e përditshme, pyetje të cilat maturantët i kanë konsideruara si të vështira. QSHA tha se provimet janë në procesin e korigjimit, ndërsa të gjitha fletët që janë kapur me kopje nuk do të korigjohen. Dy përfaqësueset deklaruan se gjatë provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letësrisë, janë kapur me aparat celular brenda provimit 7 maturantë, tezat e të cilëve nuk do të merren parasysh, edhe nëse janë të plotësuara. 


Deklarata e tyre erdhi sot si reagim ndaj pakënaqësive që shprehën ditën e djeshme maturantët për tezën e matematikës, Ata thanë se provimi ishte tejet i vështirë dhe ndryshe nga sa iu prezantua në modele. Ditën e sotme është paralajmëruar protestë nga ana e maturantëve në kundërshtim me tezën e provimit të fundit, ndërsa në vetëm 30 minuta, nisma ka marrë mbështetjen e 2 mijë maturantëve.

34 mijë maturantë iu nënshtruan ditën e djeshme provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atë të matematikës. Edhe ky provim, njësoj si ai i letërsisë kaloi me incidente, pasi teza e provimit u publikua në rrjetet sociale, njësoj si provimi i letërsisë.  Në datën 15 qershor, të gjithë maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atë të lëndës më zgjedhje. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maturantet ne proteste provimet e matures 2021 qsha maturantet ne proteste provimet e matures 2021 qsha

Sondazh

Poll