Aktualitet

Maturantët dolën të pakënaqur, QSHA: Teza ishte e thjeshtë, kishte pyetje nga jeta reale

12 Qershor 2021, 09:09 Nga DOSJA
Maturantët dolën të pakënaqur, QSHA: Teza ishte e

TIRANË–  Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dhënë ditën e sotme sqarime lidhur me shqetësimin e maturantëve, të cilët se provimi ishte tejet i vështirë.

Në një deklaratë për mediat, kryetare e bordit në QSHA, Rezana Vrapi, deklaroi se provimi ishte shumë i thjeshtë. Sipas saj, maturantët duhet të qetësohen pasi në fund të korrigjimit dhe marrjes së rezultatit do të shohin se nuk janë penalizuar nga pyetjet që u janë dhënë. Vrapi shtoi testi i matematikës është hartuar ne përputhje me programin e maturës 2021 dhe brenda kishte pyetje nga jeta e përditshme


Testi mban pyetje të tre niveleve, pyetje nga niveli parë 24 pikë, niveli 2 ka 24 pikë dhe niveli i tretë 12 pikë. Duhet të sqarojmë se dhe nëse maturanti ka bërë zgjidhje ndryshe nga ai zyrtari po është i saktë shkencërisht do të vlerësohet si përgjigja e duhur.
Kemi parë një mori komentesh, por në një moment tjetër pasi të dalin rezultatet maturantët do të qetësohen. Sigurisht që 2 ose 3 koncepte mund të jenë jashtë modelit por duhet thënë që në test nuk ka asnjë pyetje që ka gabim shkencor, apo jashtë orientimit të Maturës Shtetërore”, tha ajo.

Lajmi Kryesor: Maturantët dolën të pakënaqur nga niveli i provimeve! Qendra e Shërbimeve Arsimore deklaratë: Teza nuk ishte e vështirë, 7 nxënës u kapën me celularë

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet provimet e matures 2021 qsha provimet e matures 2021 qsha

Sondazh

Poll