Sport

VIDEO/ Italia ‘bombardon’ portën e kundërshtarit në 45 minutat e para,turqit mendojnë vetëm të mbrohen

11 Qershor 2021, 19:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Italia ‘bombardon’ portën e kundërshtarit në

ITALI-Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh superfavorite “bandën” e Roberto Mancinit. Ky takim është i vlefshëm për Grupin A. Ka përfunduar pjesa e parë me Italinë që ka qënë gjatë gjithë kohës në kërkim të golit, ndërkohë Turqia nuk ka arritur të godasë asnjëherë portën e Donnarummas.

22′ Italia flirton me golin. Pas harkimit nga këndi të Insinjes, kapiteni Kielini godet me kokë, por fantastik portieri Xhakir, që bën mrekullinë duke devijuar topin në këndore.

21′ Italia kërkon 11-metërsh për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Sojunçu, por as për gjyqtarin dhe as për VAR-in, nuk kemi të bëjmë me penallti.

17′ Rast ideal për Italinë me Insinjen, por tentativa e futbollistit të Napolit, shkon jashtë kuadratit.

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI-“EURO 2020”! 45 minuta pa gola, Italia “paqe” meTurqinë në Romë, premtimet për penallti “i zhduku” VAR

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia turqia italia turqia

Sondazh

Poll