Sport

VIDEO/ Bie rezistenca turke, Italia në avantazh me autogolin e mbrojtësit të Juventusit

11 Qershor 2021, 20:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Bie rezistenca turke, Italia në avantazh me autogolin e

ITALI-Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh superfavorite “bandën” e Roberto Mancinit. Ky takim është i vlefshëm për Grupin A.

53′ Zhbllokohet sfida! Të kaltrit e Mançinit kalojnë në avantazh, pas autogolit të shkaktuar nga Demiral, që shtyn drejt rrjetës në top të harkuar nga Berardi në të djathtën.

22′ Italia flirton me golin. Pas harkimit nga këndi të Insinjes, kapiteni Kielini godet me kokë, por fantastik portieri Xhakir, që bën mrekullinë duke devijuar topin në këndore.

21′ Italia kërkon 11-metërsh për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Sojunçu, por as për gjyqtarin dhe as për VAR-in, nuk kemi të bëjmë me penallti. 17′ Rast ideal për Italinë me Insinjen, por tentativa e futbollistit të Napolit, shkon jashtë kuadratit.

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI- EURO 2020! 45 minuta pa gola, rezultati zhbllokohet me autogol, Italia feston me “dhuratën” e Demiral

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 italia ndeshja itali-turqi 2021 euro 2020 italia ndeshja itali-turqi 2021

Sondazh

Poll