Bota

FOTOT/ Mbretëresha Elizabetë me udhëheqësit e G7, mblidhen së bashku në parkun Eden, takohet me Biden

11 Qershor 2021, 18:34 Nga DOSJA
FOTOT/ Mbretëresha Elizabetë me udhëheqësit e G7, mblidhen

BRITANI-Mbretëresha Elizabetë e Britanisë ka mbërritur në parkun Eden, aty ku do të zhvillojë takimin me udhëheqësit e G7, vend i cili ndodhet në afërsi të zonës ku po mbahet samiti.

Mbretëresha së bashku me anëtarët e tjerë të familjes duke përfshirë edhe Princin Charles dhe William u përshëndetën me anëtarët e G7. Në foto ato shihen duke diskutuar e duke buzëqeshur me njëri tjetrin. Në foto duket Mbretëresha e cila bisedon me Presidentin e SHBA, Joe Biden dhe gruan e tij, teksa janë në pritjen të anëtarëve të tjerë. Princi Charles bisedon me Justin Trudeau, Kryeministri Kanadez, në sfond.

Parku Eden është vendi për pritjen e kësaj mbrëmje të G7. Projekti është një organizatë bamirëse arsimore me qendër në Cornwalli cili është quajtur si “pylli më i madh i brendshëm në botë” dhe tërheq rreth një milion vizitorë në vit. Ajo u ndërtua në një gurore të argjilës së papërdorur dhe u hap për herë të parë në 2001. Ky park u zgjodh sepse ndryshimi i klimës dhe biodiversiteti janë ndër temat kryesore për samitin.

LAJMI KRYESOR:Nis Samiti i G7 në Britani, vendet pritet të njoftojnë për dhurimin e 1 miliard vaksinave, në takim do të flitet edhe për arsimimin e vajzave

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota g7 mbretëresha elizabetë samiti i g7 ne angli g7 mbretëresha elizabetë samiti i g7 ne angli

Sondazh

Poll