Bota

Ekzekutohet me 9 plumba ish-e dashura e kreut të kartelit meksikan, Paulina Arreola Perez u mashtrua nga klienti i rremë onlin

11 Qershor 2021, 16:21 Nga DOSJA
Ekzekutohet me 9 plumba ish-e dashura e kreut të kartelit meksikan, Paulina

MEKSIKË- Ish-e dashura modele e një kreu të vrarë të kartelit meksikan është ekzekutuar bashkë me të dashurin e ri trafikant. The sun raporton Paulina Arreola Perez është vrarë me armë nga një klientë i rremë këpucësh.

Paulina Arreola Perez, 26-vjeç u qëllua për vdekje bashkë me të dashurin e saj Eduardo Arturo Trejo nga njerëz të armatosur me motor pasi Paulina u mashtrua për të takuar atë që ajo mendonte se ishte një blerës këpucësh. 26-vjeçarja kishte marrë 9 plumba ndërsa Eduardo 2 teksa u ekzekutuan në kamionçinën e tyre Honda.

Paulina mendohet se ishte në shënjestër për shkak të lidhjeve të saj me grupin kriminal ‘La Union Tepito’ dhe ish të dashurin e saj Alexis ‘El Alexis’ Martinez, një nga udhëheqësit e kartelit, i cili është ekzekutuar në mars. Organizata është e njohur në shitjen e narkotikëve, rrëmbimeve, zhvatjeve dhe vrasjeve në kryeqytetit meksikan.

Bosi i kartelit meksikan Martinez u vra në mars të këtij viti nga një sulmues i maskuar si një dërgues ushqimesh në qytetin Zapopan duke e detyruar ish-partnerin e tij Paulinën të fillonte të shiste këpucë në internet për të fituar të ardhura. Paulina më pas dyshohet se ishte joshur në një takim me një të dyshuar pa emër që paraqitej si një klient i mundshëm.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota eduardo arturo trejo paulina arreola perez eduardo arturo trejo paulina arreola perez

Sondazh

Poll