Bota

Boris Johnson njofton se Anglia do të dhurojë 430 milion dollarë për arsimin në vendet e varfra: Është turp që fëmijëv

11 Qershor 2021, 15:55 Nga DOSJA
Boris Johnson njofton se Anglia do të dhurojë 430 milion dollarë

BRITANI-Gjatë fjalimit të kryeministrit britanik Boris Johnson ai njoftoi se do të shpenzojë 430 milion dollar për arsimin në vendet e varfra

Sipas The Guardian, Boris Johnson tha gjatë deklaratës se mënyra më e mirë për ti hequr vendet nga varfëria është duke investuar në arsim sidomos në atë të vajzave. Ai tha se është turp që nëpër botë iu mohohet e drejta e arsimit shumë fëmijëve dhe i heqet e drejta për të ndjekur pasionet dhe ëndrrat e tyre. Ai gjithashtu u bën thirrje të gjithë udhëheqësve botërorë të investojnë në arsim sidomos pas dëmeve që ka shkaktuar Covid nëpër botë.

Deklarata:

Mënyra më e mirë për të hequr vendet nga varfëria dhe për të çuar një rimëkëmbje globale është duke investuar në arsim dhe veçanërisht në arsimin e vajzave. Ashtë një burim turpi ndërkombëtar që çdo ditë nëpër botë fëmijëve që kanëe potencial u mohohet shansi për t’u bërë titanë të industrisë, pionierë shkencorë ose udhëheqës në çdo fushë, thjesht sepse ato janë femra, të ardhurat e prindërve të tyre janë të ulëta ose vendi ku kanë  lindur është i pazhvilluar. Unë po u bëj thirrje udhëheqësve të tjerë botërorë, duke përfshirë edhe ata këtu në G7 , që gjithashtu të dhurojnë dhe të na vendosin fort në një rrugë për të futur më shumë vajza në shkollë, të adresojnë pengesat e tmerrshme të arsimit global të shkaktuar nga koronavirusi dhe të ndihmojnë botën të ndërtohet më mirë .

LAJMI KRYESOR:Nis Samiti i G7 në Britani, vendet pritet të njoftojnë për dhurimin e 1 miliard vaksinave, në takim do të flitet edhe për arsimimin e vajzave

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson samiti i g7 ne angli boris johnson samiti i g7 ne angli

Sondazh

Poll