Bota

4 orë “sy më sy”! DETAJE të tjera nga takimi në Bruksel i Kurtit me presidentin Vuçiç, si do të organizohet d

11 Qershor 2021, 18:04 Nga DOSJA
4 orë “sy më sy”! DETAJE të tjera nga takimi në

BRUKSEL– Detaje të reja janë mësuar lidhur me takimin që do të zhvillohet mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti më 15 qershor. Mësohet se takimi është planifikuar të fillojë rreth orës 8:30 të mëngjesit dhe pritet që të përfundojë në orën 12:30.

Ndërmjetësuesi në takim do të jetë shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Joseph Borell, me ndihmën e të dërguarit special, Miroslav Lajçak.

Para nisjes së takimit, rreth orës 8:20, Borell do të mbajë një fjalë të shkurtër për mediat. Ndërsa më pas, në orën 13:00, para gazetarëve do të dalë Lajçak. Pritet që pjesëmarrësit në dialog, presidenti  dhe Albin Kurti, të kenë një komunikim me mediat.

Në këtë takim pritet të diskutohet formimi i Asosacionit të komunave serbe në Kosovë, krimet e luftës, njohja e Kosovës, si dhe fatin e të zhdukurve gjatë luftës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll